KUZHINA

Kuzhina jonë është një nga pikat me të cilat krenohemi. Pajisjet tona si furrat dixhitale, zgara me qymyr si dhe dhomat frigoriferike me temperatura të ndryshme janë nga më modernet dhe mundësojnë përgatitjen e çdo gatimi nga stafi ynë i eksperiencuar, deri edhe më delikatet.

Të gjitha produktet janë të zgjedhura me kujdes, janë të fresketa dhe bio. Specialitetet tona të mishit dhe të peshkut ofrohen si në zgarë edhe në furrë. Në restorantin tonë do të gjeni gjithashtu një larmishmëri peshku të egër, guackash dhe gaforresh të cilësisë së parë të cilat ofrohen edhe krudo, sipas dëshirës tuaj.