RESTORANTI

Il Gusto është hapur më Prill 2010 dhe gradualisht është pozicionuar në Tiranë si një nga restorantet më të mira dhe më cilësore. Me një pozicion perfekt, restoranti ynë është shndërruar në një pikë takimi për shumë biznesmenë, politikanë apo edhe turistë të shumtë që vizitojnë Tiranën. Ndodhet pas kullave binjake, i izoluar nga zhurmat e trafikut dhe i rrethuar me lule të shumëngjyrëta.

Përsa i përket gatimit, restoranti ynë ofron një kuzhinë ndërkombëtare me një theks te kuzhina Italiane. Çdo pjatë është studiuar në detaj dhe kurohet me delikatesë derisa të mbërrijë në tavolinen tuaj. Shijet dhe aromat Mesdhetare do t’ju magjepsin dhe vera e përzgjedhur me kujdes do të jetë qershia mbi tortën e eksperiencës tuaj në restorantin tonë.

Nëse fjalët tona ju duken të tepërta, ngelet veç ta provoni. Jeni të mirëpritur…