VERËRAT

Pozicioni i Restorantit tonë në qendër të metropolit Shqiptar, kuzhina Italiane dhe ndërkombëtare si edhe atmosfera mesdhetare janë inspirimi ynë për verërat që ofrojmë. Përzgjedhjet tona evoluojnë me kalimin e kohës për t’ju përshtatur menusë tonë dhe për të përmirësuar eksperiencën tuaj te Il Gusto.

Lista jonë përmban kryesisht verëra Franceze, Italiane dhe Spanjolle të cilat vijnë nga kantina prestigjoze me një eksperiencë deri edhe qindra vjeçare në prodhimin e verës. Me një kantinë me klimë të kontrolluar; me nje përzgjedhje të veçantë verërash të ofruara edhe me gote; me nje orientim të specializuar në dispozicionin tuaj, mund të qëndroni të qetë pasi është e sigurt që do të gjeni një verë që përputhet me situatën tuaj, e cila do të shërbehet në po atë gjendje që ka dashur edhe vetë prodhuesi i saj.

Gëzuar!